Dionisos

Përkufizimi

Mark Cartwright
nga , përkthyer nga Albnor Sejdiu
publikuar në 16 September 2012
Në dispozicion në gjuhë të tjera: anglisht, frëngjisht, portugalisht, spanjoll, turk
Print Article
Dionysos or Bacchus (by Mark Cartwright, CC BY-NC-SA)
Dionysos ose Bacchus
Mark Cartwright (CC BY-NC-SA)

Dionisos (emri romak: Bakus, i njohur gjithashtu si Dionisus) ishte perëndia e lashtë Greke e verës, argëtimit dhe teatrit. Duke qenë djali keq i malit Olimp, ai ishte ndoshta më shumëngjyrëshi nga perënditë olimpike.

Në mitologjinë Greke, pavarësisht se ishte djali i Zeusit dhe Semeles (vajza e Kadmos dhe Harmonias), Dionisos nuk e mori fillimin më të mirë në jetë kur nëna e tij vdiq ndërsa ishte ende shtatzënë. Hera, gruaja e Zeusit, ishte xheloze për lidhjen e paligjshme të burrit të saj dhe me mjeshtëri e bindi Semelen që t'i kërkonte Zeusit t'i zbulohej asaj me gjithë shkëlqimin e tij hyjnor. Kjo ishte shumë për të vdekshmen dhe ajo menjëherë skadoi; megjithatë, Zeusi mori fëmijën e palindur dhe e rriti atë në kofshë. Shumica e tregimeve pastaj i atribuojnë satirët dhe nimfat si kujdestarë të Dionisos në fëmijërinë e tij dhe Silenusin e mençur si edukatorin e tij kryesor në malin Nisa, larg zemërimit të Herës.

Hiq Reklamat
Reklama
Homeri e përshkruan perëndinë si 'gëzimin e njerëzve', Hesiodi njëashtu e përshkruan atë si 'shumë-brohoritësin'.

Homeri e përshkruan perëndinë si 'gëzimin e njerëzve', Hesiodi njëashtu e përshkruan atë si 'shumë-brohoritësin'. Kjo nuk ka dyshim sepse Dionisos vlerësohet se i dha njeriut dhuratën e verës. Zoti i dha Ikarios, një qytetar fisnik i Ikarisë në Atikë, pemën e hardhisë. Nga kjo, Ikarios bëri verë të cilën ai e ndau me një grup barinjsh kalimtarë. Sidoqoftë, duke mos qenë të vetëdijshëm për efektet marramendëse të verës, barinjtë menduan se ishin helmuar dhe kështu me shpejtësi morën hak dhe vranë Ikariosin fatkeq. Duke mos i qëndruar këtij fillimi të pafavorshëm të industrisë së verës, vera u bë një pije jashtëzakonisht e njohur në antikitet. Grekët zakonisht pinin verë të holluar me ujë (një pjesë e verës në tre pjesë të ujit), të përzier në një enë të madhe krateri. Vera ishte e dehur në bankete, festivale dhe ahengje private, në veçanti, në një simpozium, një lloj seance informale, vetëm për meshkuj, ku mysafirët rrinin në një divan (kline) dhe merreshin me biseda mbi tema që varionin nga thashethemet në filozofi.

Në mitologjinë Greke, Dionisos udhëtoi gjerësisht, madje deri në Indi, dhe përhapi kultin e tij në të gjithë Greqinë, në të vërtetë ai njihej si vetë me origjinë lindore. Ritualet orgjiaste mbaheshin për nder të tij, ku pjesëmarrësit merreshin nga një furi dionisiane të vallëzimit dhe argëtimit në shkallë të atillë sa transhendentonin veten e tyre. Besohet se teatri doli nga kjo veprimtari pasi, ashtu si adhuruesit e Dionisos, aktorët përpiqen të lënë pas personan e tyre dhe të bëhen një me personazhin që luajnë. Në të vërtetë, priftërinjve të Dionisos iu dhanë vende nderi në teatrot Greke.

Hiq Reklamat
Reklama

Dionysos Mosaic [Detail]
Mozaiku i Dionysos [Detaje]
Mark Cartwright (CC BY-NC-SA)

Dionisos ishte protagonist në disa mite të tjera Greke. Kur mbreti Midas i Frigjisë gjeti ndjekësin kryesor të zotit dhe partnerin e tij të pijes, Silenusin, keq për veshje në kopshtin e tij pas një periudhe pijeje, mbreti i dha ushqim dhe e ktheu at' tek Dionisos. Si mirënjohje, perëndia i dha Midas një dëshirë. Mbreti kërkoi që gjithçka që prekte të kthehej në ar, por mjerisht kjo përfshinte ushqim dhe ujin, kështu që mbreti gati sa vdiq nga uria dhe etja derisa Dionisos e ktheu dhuratën duke i thënë Midas të lahej në lumin Paktolus.

Një mit tjetër tregon për rrëmbimin e Dionisos nga piratët të cilët nuk kishin dijeni për identitetin e tij. Zoti e shndërroi direkun e anijes në një hardhi të madhe, velat pikuan me verë dhe një kor qiellor mbushi ajrin me muzikë. Dionisos u shndërrua në një luan dhe i ndihmuar nga një ari, ai heqi qafe kapitenin e piratëve. Në tmerr, anëtarët e mbetur të ekuipazhit u hodhën në det dhe u shndërruan në delfinë. Vetëm timonieri i mbijetoi takimit pasi ai kishte këshilluar shokët e tij të ekuipazhit kundër rrëmbimit të të huajit në radhë të parë, dhe anija lundroi për në Naksos ku zoti qëndroi për një kohë, duke u dashuruar dhe martuar me Ariadnen kur Tezeu ndaloi në kthimin e tij nga vrasja e Minotaurit. Kur Ariadne vdiq, në kujtimin e saj Dionisos bëri diademën e saj të dasmës në konstelacionin e Koronës.

Hiq Reklamat
Reklama

Mitet e tjera përfshijnë Dionisin që bind Hefaistosin (ndoshta me verë) të kthehet në malin Olimp dhe lirimin e Herës që ishte bllokuar nga perëndia e metalurgjisë në një fron të krijuar. Hera në mirënjohjen e saj siguroi që Dionisos, në fakt vetëm një gjysmëperëndi, u bë një perëndi e plotë Olimpiane me leje për të banuar në malin Olimp për të gjitha kohërat. Likurgus, Mbreti i Trakisë, dhe Penteusi, Mbreti i Tebës, të dy pësuan zemërimin e Dionisos kur u përpoqën me maturi të ndalonin tepricat e festave të perëndisë. I pari u çmend dhe i dyta u shqye në copa nga një grup t'çmendurish të adhuruesve femërorë pasi ai ishte maskuar si një grua për të spiunuar shthurjen e tyre.

Gold Bacchus Statue
Statuja e Artë e Bacchus
Mark Cartwright (CC BY-NC-SA)

Kulti i Dionisos u bë domethënës në Athinë nga shekulli i 6 pes dhe festivali Dionisia i Athinës dhe qyteteve të tjera më vonë do të evoluonin në Bakanalian e Romës. Ishulli Naksos ishte një vend i shenjtë veçanërisht i rëndësishëm për perëndinë. Ka të dhëna për një kult të Dionisos që daton nga periudha Mikenase (shek. 14 pes) dhe vendi vazhdoi të ishte i rëndësishëm që në periudhën Romake. Kishte gjithashtu një shenjtërore dhe teatër të Dionisos në Athinë dhe një tempull perëndisë në Dion (shekulli i 2-të pas) i cili gjithashtu kishte origjinë Mikenase.

Në artin Grek Arkaik dhe Klasik, Dionisos është një subjekt i popullarizuar dhe shpesh përshkruhet me tiasosin ose trupën e tij të satirëve (gjysmë-burra, gjysmë-dhi) dhe nimfave, të cilët nga fundi i shekullit të 6 pes u zëvendësuan nga maenadsitë, krijesa demonike, të cilët kur kapeshin nga furi Dionisian, gjuanin pyjet për viktima dhe hanin mishin e tyre të papërpunuar. Zoti zakonisht është me mjekër në përshkrimet e shekullit 4 dhe 5 pes, dhe më vonë më shpesh pa mjekër. Ai shpesh identifikohet përmes shoqërimit të tij me hardhinë, Tirsos - një shufër e shenjtë e mbushur me dredhkë dhe gjethe hardhie dhe nganjëherë një kunj, një kantaros - enë për pije të verës - ose një bri-pije, dhe me raste ai mban një kurorë me dredhkë ose lëvoren e një panteri. Ai shpesh pret një figurë mjaft të shquar dhe nganjëherë tregohet duke hipur në një mushkë itifallik ose në një pozë të butë, të mbështetur, siç është skulptura e famshme në pedimentin lindor të Partenonit (447-432 pes). Një përfaqësim tjetër i famshëm është si një foshnjë në krahët e Hermesit të Praksitelesit (330 pes). Monedhat nga Naksos dhe Mende përshkruanin zotin nga shekulli i 6-të deri në 4 pes, dhe në shekullin e 5 pes, ai u shfaq në monedhat e Kretës, Tebës dhe Tasos. Dionisos gjithashtu luan një rol qendror në tragjedinë Greke të Euripidit, Bakae, e cila zhvillohet në Tebë.

Hiq Reklamat
Reklama

Hiq Reklamat
Reklama

Bibliografi

  • Ananiades D. Ancient Greece Temples And Sanctuaries. Toubis, Athens, 2010
  • Carabatea M. Greek Mythology. Pergamos, Peania, 2007
  • Carpenter T.H. Art and Myth in Ancient Greece. Thames & Hudson, London, 2012
  • Eric H. Cline. The Oxford Handbook of the Bronze Age Aegean. Oxford University Press, USA, 2010

Rreth përkthyesit

Albnor Sejdiu
Albnor is interested in art and philosophy, namely the interrelationships of these two domains with the heritage of ancient Greece.

Rreth Autorit

Mark Cartwright
Mark është një autor me kohë të plotë, studiues, historian dhe redaktor. Fushat e tij të preferuara janë arti, arkitektura dhe zbulimi i ideve të përbashkëta të të gjithë qytetërimeve. Ai mbron titullin Master në Filozofi Politike dhe është Përgjegjësi i Publikimeve në WHE.

Citoni këtë punë

Stili APA

Cartwright, M. (2012, September 16). Dionisos [Dionysos]. (A. Sejdiu, Përkthyes). World History Encyclopedia. Marrë nga https://www.worldhistory.org/trans/sq/1-10327/dionisos/

Stili i Çikagos

Cartwright, Mark. "Dionisos." Përkthyer nga Albnor Sejdiu. World History Encyclopedia. Modifikuar për herë të fundit September 16, 2012. https://www.worldhistory.org/trans/sq/1-10327/dionisos/.

Stili MLA

Cartwright, Mark. "Dionisos." Përkthyer nga Albnor Sejdiu. World History Encyclopedia. World History Encyclopedia, 16 Sep 2012. Uebit. 09 Oct 2024.